Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Basha tregon pse Rama kërkon bashkëpunim me PD: E ka pranuar humbjen, por nuk ka ndryshim pa u larguar ai
Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se është i gatshëm për bashkëpunim me kryedemokratin, me kusht që të heq dorë nga presidenti Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha.
Nga Kombinati, Basha iu përgjigj prerë se nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama.
Sipas Bashës, Rama e ka pranuar humbjen në 25 prill, ndaj kërkon bashkëpunim me Aleancën për Ndryshim.
Lulzim Basha: Këtu nga kombinati dua t’ju them ju, dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen.
Tani do të qeverisë me Aleancën për Ndryshim por dua ti them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vij. Do të vijë përmes përkushtimit, përmes ekipit, përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni numrin 9 për ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar. Ka ardhur koha juaj, koha e shqiptarëve. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet. Ndaj, ju pyes, për të bërë ndryshimin e mundur për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për ju të rinj, për ndryshimin e mundur për ju, për prindërit tuaj. Çfarë do të votoni me datë 25 prill?