Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ftesa e Ramës për Bashën, Kryemadhi: Nuk kam parë burrë që i lutet një burri 12 herë në 24 orë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me aleatin e saj, kreun e opozitës, Lulzim Basha pas 25 prillit.
Nga Vlora, pas një takimi elektoral, Kryemadhi tha se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj tentative.
“Nuk është asnjë lloj tentative. Unë nuk kam parë burrë që i lutet një burri 12 herë brenda 24 orëve. Është i mbaruar”, tha Kryemadhi.
E pyetur mbi pritshmëritë e LSI në Vlorë, Kryemadhi tha se në 25 prill siguron katër mandate, 3 në Vlorë dhe një në Sarandë.
Kujtojmë se Basha e ka refuzuar ftesën e Ramës, pasi sipas tij e ka pranuar dështimin dhe humbjen në 25 prill.