Flash News

Ditari i Opozitës

Ftesa e Ramës për bashkëpunim, Basha: E shikoni si jargavitet, as 4 orë nuk i durojnë më

Ftesa e Ramës për bashkëpunim, Basha: E shikoni si jargavitet, as
Lulzim Basha në Shijak

Në vijim të takimeve elektorale, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në Shijak, nga ku ka folur sërish për ftesën për bashkëpunim nga kryeministri Edi Rama.

Sërish i prerë, kryedemokrati tha se shqiptarët duan ndryshim, duke shtuar se Rama "po jargavitet". Basha u shpreh se koha e qeverisë socialiste ka mbaruar.

“Nga Saranda në Tropojë ju ftoj të gjithë bashkë për ndryshim. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. E shikoni si jargavitet! Tani që e ka kuptuar së shumica e shqiptarëve duan ndryshim. Të behet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim. Prerë dhe qartë Edi Rama koha jote ka mbaruar! Nuk ka dhe nuk do të ketë edhe 4 vjet të tjera. As 4 orë të tjera nuk i duron dot Shijaku, nuk i duron dot Durrësi, nuk i duron Shqipëria", tha Basha.

Ky i fundit theksoi angazhimin e tij se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes do të hapë negociatat. Duke kërkuar votën e qytetarëve të Shijakut, kryedemokrati premtoi se do t'i japë fund "mafias së rindërtimit".

Të fundit