Flash News

Ditari i Opozitës

Ftesa për bashkëqeverisje, Duka: Për mbijetesë personale dhe nënshtrim të opozitës, Rama e përçmon Bashën

Ftesa për bashkëqeverisje, Duka: Për mbijetesë personale dhe
Agron Duka

Aleati i së djathtës, kreu i PAA-së Agron Duka ka reaguar pas ftesës që i bëri kryeministri Edi Rama kundërshtarit të tij politik Lulzim Bashës për bashkëqeverisje.

Sipas Dukës, kjo është ftesë me 'përçmim' për mbijetesë personale dhe 'nënshtrim poshtërues' të opozitës. Ai shton se kjo ftesë i shërben vetëm Ramës dhe 'oligarkëve'.

Për Dukën një qeverisje me Ramën nuk do të kishte kredibilitet, duke theksuar se ky i fundit shpif dhe hedh akuza ndaj opozitës së bashkuar.

Ai nënvizon se shqiptarët duhet të votojnë ndryshimin, ndërsa thotë se bashkëqeverisja është bashkëjetesë me krimin e rigjallëruar nga rilindasit.

Të fundit