Flash News

Ditari i Opozitës

Fushata elektorale, Basha: Rama do të hyjë në histori si kryeministri që u kthye në satelit

Fushata elektorale, Basha: Rama do të hyjë në histori si
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për fushatën elektorale. Sipas tij, kryeministri Edi Rama është kthyer në satelit të kundërshtarit të tij politik. Ai u shpreh në "Koha për t’u zgjuar" se kryeministri Rama ka frikë nga debati pasi nuk do të bëjë bilancin e tij të viteve të qeverisjes.

"Prandaj e kam quajtur, dhe besoj do ketë një kohë, e kam quajtur satelitin tim. Kryeministri kthehet në satelit të kandidatit. S’ka asgjë për t’iu thënë shqiptarëve. Rama përpiqet të shmangë vëmendjen nga pyetja normale, zotëri kishte 8 vjet pushtet, çfarë bëre? Nuk është detyrim ndaj meje, duhet të debatojmë.

Do të hyjë në histori si kryeministri u kthye në satelit. Gjej rastin të them se është edhe një hendek mesa asaj që thotë e asaj që bënë. Tjetër gjë ka thënë, tjetër gjë bën, ka frikë nga debati. Qëndrime pompoze, dhe pastaj ka frikë", tha Basha.

Të fundit