Flash News

Ditari i Opozitës

Gara në PD/ Skualifikimi i 13 emrave të njohur, kush është ish-deputeti që u eliminua nga “shuplaka” e Komisionit të Vlerësimit

Gara në PD/ Skualifikimi i 13 emrave të njohur, kush është

Partia Demokratike bëri publike procedurën e përzgjedhjes së listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.

Po ashtu, pati edhe kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, si:

1.    ANDON FRROKAJ

2.    ARBEN KASHAHU

3.    ENDRI HASA

4.    ERVIN SALIANJI

5.    FATBARDHA KADIU

6.    IZMIRA ULQINAKU

7.    LINDITA METALIAJ

8.    LORENC LUKA

9.    LUAN BACI

10.  NADIRE MEÇORAPAJ

11.  ROMEO GURAKUQI

12.  TRITAN SHEHU

13.  XHEMAL GJUNKSHI.

Mësohet se mes këtyre emrave ka patur edhe votime unanime kundër kandidatëve të propozuar nga anëtarësia. Burime të Politiko.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për ish-deputetin Ervin Salianji, i cili ka marrë refuzuzimin e pesë anëtarëve të komisionit: Besnik Mustafaj, Mark Marku, Genc Ruli, Enriketa Papa, Bujar Nishani.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi sqaroi publikisht se emrave të sipër përmendur u është shtyrë aprovimi dhe vendimin përfundimtar tashmë pritet ta japë kryesia e Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, Halim Kosova është tërhequr nga gara dhe siç deklaroi Besnik Mustafaj në një intervistë për ‘News 24’, këtë vendim ia kishte bërë të ditur kreut të PD, Lulzim Basha me anë të një mesazhi.  

Nga ana tjetër, kujtojmë se nëpërmjet votës kundër anëtarësia e Partisë Demokratike ndëshkoi në fazën paraardhëse edhe ish deputetët Hekuran Hoxholli në Korçë, Klevis Balliun në Pogradec dhe Astrit Veliaj në Berat, ish kryebashkiakët, Bashkim Shehun e Kukësit, Besnik Dushajn e Tropojës dhe Eduard Kaprin e Pogradecit.   

Të fundit