Flash News

Ditari i Opozitës

Gara në PD, voton Fatbardh Kadilli: Siç u nis, gara u mbyll e pabarabartë; I lumtur që ndeza kurajën

Gara në PD, voton Fatbardh Kadilli: Siç u nis, gara u mbyll e

Ka votuar kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli.

Pas votimit, Kadilli tha në një prononcim për mediat se gara u mbyll siç u nis, sipas tij e pabarabartë, megjithatë tha se ndihet i lumtur që ndezi shkëndijën e parë të saj.

Është një moment i rëndësishëm për PD dhe anëtarët e saj. I ftoj të marrin pjesë në votim sepse e duam këtë parti dhe duam të ringrihet. Është një garë që u mbyll siç u nis e pabarabartë por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të saj. Ndeza kurajën. 

Manifesti për ta bërë partinë të pastër të hapur të bashkuar do vazhdojë.

Në përgjithësi i rri larg këtyre proceseve, procesi i vërtetë është  fryma me të cilin do dalin demokratët. Është hera e parë që një forcë politike shtrëngohet në pak kohë që të reflektojë shumë”, tha Kadilli.

 

Të fundit