Flash News

Ditari i Opozitës

Gara për Bashkinë e Tiranës, Tabaku thyen heshtjen: Betejën e kam në Kuvend

Gara për Bashkinë e Tiranës, Tabaku thyen heshtjen: Betejën

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka hedhur poshtë zërat se do të jetë ajo, kandidatja e PD për Bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut të PS.

E ftuar në Syri Tv, Tabaku tha se beteja e saj është në parlament dhe nuk preferon që iniciativat e nisura t’i lërë në mes.

"E dua shumë Tiranën, jo si qytet ku jam lindur e rritur, apo si vajzë e këtij qyteti. Ajo që ngjiti në Tiranë ishte, kur më thonin ‘gocë tironë’. Kur mora betejën për deputete, e bëra për betejën në parlament dhe gjerat s’i lë në mes. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe ata që më votuan. Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit se si funksionon. Dhe kjo nuk bëhet me ndërrim kryetarësh. Po duhet ndryshuar mënyra se si funksionon, koka, struktura... nuk zgjidhet duke hequr X apoY nga e majta. Është kaq arrogante mënyra se si po e bëjnë, duke e mbajtur Bashkinë e Tiranës për 4 muaj. Ndoshta është limon i shtrydhur dhe s’kanë më kë të marrin e të gjenerojnë për ta vënë në Bashkinë e Tiranës. Këtë mënyrë të sjelluri duhet të ndryshojmë’, tha Tabaku. 

Tabaku la të kuptohej se një kandidaturë përbashkuese e opozitës për të dalë në zgjedhjet e pjesshme vendore për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, mund të jetë mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, që sipas saj ia doli të marrë votë masive nga qytetarët e Tiranës.

‘PD ka figura të mira edhe elektorale. Mund të jenë ata që morën votat nga Primare. Copëzimi i oppozitës, minimizoi PD. Unë sjam për garën e Bashkisë së Tiranës, kam fituar garë tjetër 100 %. S’është bashkia në ambiciet e mia, e njoh e bëj shumë mirë, fokusi im është në parlament. Ka shumë emra, ndava hapat e fundit në garë me Ilir Alimehmetin, që është figurë e mirë. E nevojshmë ëhstë që në garë të gjithë të ngrihen bashkë kundër këtij sistemi. S’është gjë e thjeshtë të mundësh gjithë këtë, kjo kërkon të ngrihemi të gjithë. Një kandidaturë me një ekip nga pas. Qytetarët na kërkojnë të ngrihemi në këmbë’, shtoi Tabaku. 

 

Të fundit