Flash News

Ditari i Opozitës

Gara për Tiranën, Salianji: Prodhoi 2 deputetë me votat e tij, ka mbështetje

Gara për Tiranën, Salianji: Prodhoi 2 deputetë me votat e tij, ka

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji deklaron se opozita ka shumë kandidatë potencialë në garën për Bashkinë e Tiranës.

Mes tyre ai përmendi Jorida Tabakun dhe mjekun Ilir Alimehmetin.

Në një intervistë në A2 CNN, ai tha se Alimehmeti megjithëse nuk arriti të hyjë në parlament, ka ndihmuar në sigurimin e mandateve për partinë dhe gëzon empati në publik.

“Tabaku dhe Alimehmeti janë dy profile shumë të mira në PD, doktori ka këtë pjesën e sakrificës ku pavarësisht se ka marrë 18 mijë vota nuk është në parlament. Thuajse, ai ka prodhuar 2 mandate për PD, por vet është jashtë. Ka një lloj empatie për të në publik”, tha Salianji.

 

Të fundit