Flash News

Ditari i Opozitës

Ç’garanci ka opozita për president konsensual kur PS i ka votat? Mediu flet për pasojat e zgjedhjes së njëanshme

Ç’garanci ka opozita për president konsensual kur PS i ka

Kreu i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu ka zbardhur takimin me kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla në sajë të konsultimeve për presidentin e ri.

Në një deklaratë për mediet, Mediu tha se u ra dakord shtyrja e kalendarit dhe se zgjedhja e Presidentit duhet të jetë konsensuale. Sipas tij, negociatat duhet të zhvillohen me një trupë të unifikuar opozitare me mazhorancën.

“Balla parashtroi kalendarin që duhet zhvilluar në këtë proces, nuk hymë në asnjë diskutim tjetër. Kalendar i cili është diskutuar edhe me kolegë të partive të tjera për të shtyrë konferencën e kryetarëve, për ta zhvilluar jo në datën 29 në mënyrë që të kemi një datë më të madhe në dispozicion. Pastaj përcaktimin e zhvillimit të kësaj çështje mbi atë që ka përcaktuar Kushtetuta. Ramë dakord për të përcaktuar kriteret se si duhet të zgjidhet Presidenti”, tha Mediu.

I pyetur çfarë garancie ka opozita që do shkohet drejt një Presidentit konsensual, Mediu tha se zgjedhja e njëanshme e cenon parimin që Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin.

Unë nuk mendoj që PS i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme nëse do lexojmë Kushtetutën. Zgjedhja e njëanshme e cenon parimin që Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin. E dyta, kërkon një president konsensual në 3 raundet e para, që do të thotë bashkëpunim të parlamentit.  Ramë dakord që kalendari të shtyhet. Ishte një dakordësi që ishte marrë paraprakisht me përfaqësues të  PDIU dhe padyshim është në interesin tonë.  Ka afate të përcaktuar 24 maj duhet të jetë përfundimi i procesit. Raundet sipas Kushtetutës janë të përcaktuara dhe duhet një fillojë një proces nga data 10”, u shoreh Mediu pas takimit me Ballën.

Të fundit