Flash News

Ditari i Opozitës

Garojnë nesër në Këshillin Kombëtar, kush janë katër kandidatët për n/kryetar të PD

Garojnë nesër në Këshillin Kombëtar, kush janë

Pas zgjedhjes së Sali Berishës si kryetar i PD, Edi Paloka kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së ka thirrur nesër paradite në selinë blu anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Në rendin e ditës pritet që të jetë zgjedhja e anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe sipas statutit të PD-së është kryetari i Partisë Demokratike ai që propozon kandidatët për anëtar të kryesisë dhe më pas është Këshilli Kombëtar që i voton.

Nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm dhe sekretariatet e partisë janë postet të tjera që priten të zgjidhen.

Politiko.al mëson se kandidatë për n/kryetar të PD janë katër deputetë, Oerd Bykykbashi, Agron Shehaj, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi.

Pas zgjedhjes së këtyre posteve, në PD përfundon edhe faza për riorganizimin e strukturave vendimmarrëse në parti.

 

 

Të fundit