Flash News

Ditari i Opozitës

Gazetarët përjashtohen nga Kuvendi, Balliu: Ndërsa kartelët kanë zënë vend brenda sallës parlamentare

Gazetarët përjashtohen nga Kuvendi, Balliu: Ndërsa kartelët

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se po izolojnë gazetarët nga Kuvendi, për të fshehur sipas tij “kapjen e Parlamentit”.

Në një reagim në Facebook, Balliu thekson se ndërsa përfaqësues të mediave po përballen me pengesa të vazhdueshme për të kryer punën e tyre, brenda sallës parlamentare janë lejuar vetëm “kartelët proqeveritare”.

“Gazetarët përjashtohen nga Kuvendi, ndërsa kartelët kanë zënë vend brenda sallës parlamentare. Për të mbuluar kapjen e Parlamentit nga Suel Çela dhe trupelat e pushtetit, Edi Rama po kërkon të mbyllë dyert për gazetarët,” shkruan Balliu.

Të fundit