Flash News

Ditari i Opozitës

Gazment Bardhi: 3 shërbëtorët e Ramës në KAS u mohuan shqiptarëve të drejtën për transparencën e masakrës zgjedhore

Gazment Bardhi: 3 shërbëtorët e Ramës në KAS u mohuan

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas refuzimit që Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, pasi rrëzoi sot kërkesat e PD-LSI për sigurimin e provave të tjera nga institucionet ligjzbatuese si për emigrantët, në Polici apo Prokurori lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Bardhit, 3 shërbëtorët e kryeministrit Rama në KAS u mohuan shqiptarëve të drejtën për transparencën e masakrës zgjedhore.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. 3 anëtarët e zgjedhur nga PS refuzuan, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve.

Ky është një akt i përsëritur, kur  shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor. Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkautor i masakrës elektorale të 25 Prillit.

Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS”, shprehet Bardhi.

Të fundit