Flash News

Ditari i Opozitës

Gështenja-Bashës: Përjashtove njerëzit që të ndihmuan, u vetëshpalle kryetar i përjetshëm

Gështenja-Bashës: Përjashtove njerëzit që të

Vjen reagimi i deputetit të PD Lefter Gështenja, lidhur me Kuvendin e thirrur sot nga grupimi Basha.

Ndonëse deri para pak kohësh ka qenë pozicionuar pro tij, Gështenja shkruan në një postim në Facebook se Lulzim Basha foli ndryshe dhe veproi ndryshe, duke përjetësuar veten si kryetar i përjetshëm.


 “Të bësh luftë kundër kultit të individit e më pas të mbledhësh Kuvende për të përjashtuar ata që bëre betejën dhe të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo s’mund të jetë dhe s'mund të quhet Partia Demokratike.
Është koha për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, më të fortë dhe jo më të dobët se e djeshmja!”, shkruan Gështenja.

Të fundit