Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj: Basha u tregua zemërgjerë me aleatët në Tiranë. PD do publikojë dosjen shokuese

Gjekmarkaj: Basha u tregua zemërgjerë me aleatët në

Agron Gjekmarkaj, tashmë deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, tha në News 24 se Lulzim Basha duhet të kishte krijuar një ekip më bindës në listën e Tiranës, pasi sipas tij u tregua shumë zemërgjerë me aleatët.

Zoti Basha ka bërë një fushatë spektakolare, me një program ndër më të mirët e këtyre 30 viteve. Korrekt, i konsultuar me ndërkombëtarët. Pati një diskurs etik dhe bindës me qytetarët. Mbase duhet të kishte një ekip më bindës, në Tiranë. Me aleatët duhet të kishte një formulë tjetër. U tregua zemërgjerë me aleatët, se Tirana është më ndryshe”, tha ai.

Sipas Gjekmarkajt, në këto zgjedhje problemi ishte te mënyra sesi u soll shteti. Më tej theksoi se PD do të publikojë së shpejti një dosje shokuese për trukimin e votave.

“PD krijoi një strukturë simbolike. Ajo e ka bërë punën e saj. (i referohet strukturës së votës së PD). Nese ka sadopak drejtësi, nëse funksionon SPAK, një ditë do të dalin dhe do shikoni çfarë ka ndodhur. Nëse nuk e bëjnë institucionet e drejtësisë, PD do të bindë opionin ndërkombëtar që këto zgjedhje ishin të trukuara. PD shumë shpejt do të dalë me një dosje shokuese për trukimin e votave”, u shpreh Agron Gjekmarkaj.

Të fundit