Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj: Bashkimi i demokratëve tmerroi Ramën dhe autokratët

Gjekmarkaj: Bashkimi i demokratëve tmerroi Ramën dhe autokratët

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj nga Fushë-Arrëzi u shpreh se fitorja e Partisë Demokratike në këtë bashki është një shembull për të gjithë vendin.

Demokrati tha se qytetarët në Fushë Arrëz nuk iu nënshtruan zarfit, por zgjodhën lirinë e demokracinë.

“Fitorja juaj është shembull sesi përbuzet zarfi. Të gjithë duhet të marrin shembull nga ju sesi ndërtohet fitorja. Ne realizuam bashkimin, që ka tmerruar kryeministrin Edi Rama dhe autokratët, që kanë qeverisur Shqipërinë për mbi 10 vite.

Vendi ynë keqqeveriset, ku ka përbuzje ndaj qytetarëve. PD është partia që solli infrastrukturën, është partia që i ka dhënë identitetin europian Shqipërisë. Motoja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” është sot më e vlefshme se kurrë”, u shpreh Gjekmarkaj.

 

Të fundit