Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj i revoltuar me fotot ‘hakmarrëse’ mes Ramës dhe Vjosa Osmanit: Nuk u lejohet kjo rrëshqitje në banalitet

Gjekmarkaj i revoltuar me fotot ‘hakmarrëse’ mes Ramës dhe

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka kritikuar fotot e publikuara nga kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndërsa ndodhen prej ditës së djeshme në  Samitin e SEECP në Greqi.

Ashtu siç duket në fotot e publikuara prej tyre në profilet përkatëse në Facebook, ata shihen duke mbajtur qëndrime të ‘ftohta’ mes tyre dhe duke biseduar me liderë të tjerë të rajonit apo BE-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj ka kritikuar qëndrimet e Ramës dhe Osmanit, duke thënë se nuk u lejohet kjo rrëshqitje në banalitet antikombëtar.

POSTIMI I PLOTE: 

Prej 9 vitesh qe kur Kryeminister është Edi Rama marredhëniet me Kosoven po degradojnë.

Nuk ka qenë keshtu më parë. Mospranimi njerezor është shnderruar në politik duke demtuar interesat kombetare.

“Ballkani i hapur” së fundmi i vënë në diskutim edhe nga i derguari special i DASH, Eskobar, i gjykuar me skepticizem edhe nga kancelari gjerman kanë shtuar mosbesimin ndermjet shqiptareve andej e ketej.

Beogradi ferkon duart. Kjo të kujton frazen e Fishtes në dialogun mes Skenderbeut e Shën Pjetrit:

“Si janë Shqiptaret e mi? !

Krejt njashtu siç i lyp armiku!”.

Në media po qarkullon një kolazh fotografik i cili ka në qender viziten e kancelarit gjerman në Ballkan, që lideret shqiptarë kanë nxjerrë per ti treguar opinionit e gjithkujt tjeter sa urrehen.

Në këtë pike nuk ka më rendesi në gezohen mbeshtetesit e njëri-tjetrit kur humbasin gjithë shqiptaret.

Edi Rames ke plot për ti thënë, për arrogancen ndaj Kosoves, për “Ballkanin e hapur” që po mbyll shqiptaret, për menyren si e qeveris Shqiperinë me dordolecët e tij, po kjo nuk e bën të fisem gjestin e Vjoses as foton e saj me kurriz ndaj Rames së zymtuar.

Ka ndezulluar më të shumë nga armiqtë e Rames , ka gezuar dhe Serbet e Vuçiçin me të cilin Rama duket sikur i kanë prerë kerthizen njëri-tjetrit por ka merzitur të gjithë ata shqiptarë që Shqiperinë e Kosoven nuk i duan në hasmeri.

Edi Rama është ai që është por kjo foto eshtë e shemtuar e po kaq shemti e dëm publikimi i saj.

Si kundershtar i Rames i bie që të ekzaltohem po si shqiptar trishtohem pertej faktit kush mund të jetë në origjinë të fajit!

Vjosa do kishte bërë me mirë që të ndertonte një digë njerzilleku perballë “vershimit” të inatit personal.

Një Presidenteje të Kosoves dhe një Kryeministeri të Shqipërisë nuk u lejohet kjo rreshqitje në banalitet antikombëtar.

 

Të fundit