Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj ironizon Bashën: Matematicieni ka 7 numra, s'ka me çfarë t'i shumëzojë të bëhen 49

Gjekmarkaj ironizon Bashën: Matematicieni ka 7 numra, s'ka me

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nga Kuvendi Lulzim Bashën.

Gjekmarkaj tha se për 10 vite PD ka pasur probleme me matematikën pasi nuk iu dilnin llogaritë, duke përmendur ‘meme-n’ virale të Bashës, i cili thoshte nga foltorja asokohe se “7x7 bëjnë 42”.

Duke iu referuar mbështetjes, Gjekmarkaj tha se në krahun përballë Bashës janë 49 përballë 7 deputetëve.

“Ne për fat të keq kemi pasur probleme me matematiken 7 herë 7 bëjnë 42 dhe nuk na kanë dalë llogaritë për 10 vite. Matematicieni në fjalë ka 7 numra dhe nuk ka me çfarë ta shumëzojë që të bëhen 49. 49 janë në krahun tjetër përballë 7, nuk ka politikë që mund ti ndryshojë dhe çdo përsiatje ngjan e kotë kur numrat janë të qartë. Është e kot të vazhdohet ky debat”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit