Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj ndryshe nga Basha: S’mund të akuzojmë askënd pos vetes. I gatshëm të mbaj përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve

Gjekmarkaj ndryshe nga Basha: S’mund të akuzojmë askënd pos

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj thotë se është koha që kushdo në Partinë Demokratike të mbajë përgjegjësi për humbjen që u shënua në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Si nënkryetar i kësaj force politike, Gjekmarkaj thotë se është i gatshëm të mbajë përgjegjësinë që i takon.

Ndërsa e cilëson humbjen përtej çdo parashikimi ogurzi, ai kërkon mbledhjen me urgjencë të organeve të partisë dhe nxjerren e përgjegjësve që e çuan PD-në në këtë ‘katastrofë elektorale’.

Ndryshe nga Basha, Gjekmarkaj thotë se përtej çdo rrethane kundër, PD nuk mund të akuzojë askënd përveç vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!

“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!

PD duhet të mbledhë sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale. Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.

Nuk do t'i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike”, thuhet në reagimin e Gjekmarkajt.

Të fundit