Flash News

Ditari i Opozitës

“Gjel deti Peqini”, deputeti i përgjigjet Ramës: Tentativë për të zhvendosur vëmendjen

“Gjel deti Peqini”, deputeti i përgjigjet Ramës:

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka reaguar pas fyrjeve që kryeministri Edi Rama iu bëri në Kuvend përfaqësuesve të opozitës. Rama e quajti deputetin “gjel deti Peqini”, ndërsa të tjerët i cilësoi si bedelë dhe llaxore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sula thotë se Rama me ministra e deputetë në burg bën moral në Parlament për të zhvendosur vëmendjen.

“Për të zhvendosur vëmendjen e rikthimit të deputetit të tij në kokërr të burgut për aferën e inceneratorëve.

Për të zhvendosur vëmendjen nga votimi dhe rezultati qesharak i kalimit me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes që i vjedh qytetarëve të Durresit pronat.

Për të zhvendosur vëmendjen nga një buxhet që pasuron klientët e qeverisë dhe zero rritje per pensionistët.

Kryeministri erdhi sot në parlament me një fjalor rruge, një fjalor që do ta kishin zili edhe ata kriminelët që ndajnë qelinë me ministrat dhe deputetët e tij”, shkruan deputeti.

 

Të fundit