Flash News

Ditari i Opozitës

Kushtetuesja pezulloi dekretin e Begajt, Berisha: Akt i një rëndësie të madhe!

Kushtetuesja pezulloi dekretin e Begajt, Berisha: Akt i një

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. 

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh ndër të tjera se ky është sipas tij një akt me rëndësi të madhe. 

Berisha: Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes, si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të kushtetutës së vendit, në mbrojtje të kushtutetueshmërisë së rendit.
Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve, të cilët mbrojtën Kushtetetutën dhe kushtetueshmërinë nga armiqtë e tyre, për të mos thënë një fjalë tjetër, që edhe mund të mos e them nga horrat e shtetit.

Pse e them këtë? Unë jam para jush sot, dhe jam personi që 3 ditë para se Edi Rama të shpaloste skenarin etij, ju paralajmërova se do të veprojnë në këtë mënyrë dhe se do të anashkalojnë Gjykatën Kushtetuese me pretendimin e turpshëm, banal, vulgar se këshilli i ministrave qenka noteri i këshillit bashkiak.

Që të paraqesësh para kombit qeverinë, ekzekutivin e vendit si noter këtë mund ta bësh vetëm atëherë kur nuk ke ligj, as moral, as respektin më minimal për shtetin, por vërsulesh i papërmbajtur ndaj Kushtetutës, Gjykatës Kushtetuese.

Ndaj besoj se me këtë vendim i bënë një shërbim vendit, rendit kushtetues, dhe u dhanë vulën e turpit, por nuk kanë turp se po të kishin turp nuk mund të vepronin kurrë, atyre që shkelmuan kushtetutën, Edi Ramës, presidentit të tij kukull dhe të gjithë atyre që u implikuan në këtë akt madhor antikushtetues.

Të fundit