Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO cakton datën e seancës paraprake për Ilir Metën

GJKKO cakton datën e seancës paraprake për Ilir Metën

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe katër personave të tjerë, të cilët janë marrë të pandehur nga SPAK.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e përzgjedhur përmes shortit elektronik të hedhur javën e kaluar.

Në këtë fazë, Gjykata do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ta kaluar dosjen për gjykim.

Megjithatë, ligjërisht ekzistojnë edhe dy mundësi të tjera: gjyqtarja mund të vendosë kthimin e dosjes në SPAK për plotësime hetimore ose pushimin e çështjes, nëse nuk gjenden elementë të mjaftueshëm për ta çuar përpara.

 

Të fundit