Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO cakton datën e seancës së parë ndaj Fredi Belerit

GJKKO cakton datën e seancës së parë ndaj Fredi Belerit

GJKKO ka caktuar datën 14 shtator për seancën e parë ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Më 14 shtator Beleri pritet të jetë i pranishëm në seancën paraprake. Ndërkohë ai ka paraqitur sot dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë.

Në një prej tyre kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë.

Në rekursin tjetër Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

SPAK kërkon gjykimin e Belerit për korrupsion zgjedhor, pasi sipas akuzës u kap dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit duke blerë vota.

Të fundit