Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO i kthehu dosjen SPAK-ut, Dogjani: Nuk kam bërë korrupsion, Rama ka kapur gjithçka

GJKKO i kthehu dosjen SPAK-ut, Dogjani: Nuk kam bërë korrupsion, Rama

Asllan Dogjani ka deklaruar se nuk është nën hetim nga SPAK për shkak të korrupsionit, por të denoncimeve.

Ai tha jashtë SPAK se Rama ka kapur gjithçka madje edhe drejtësinë. Sipas Dogjanit, po fole kur Rama është në pushtet, quhet krim.

“Pavarësisht se nuk do të jem në Parlament jam deputet i popullit dhe atyre njerëzve që më kanë votuar, do të bëj gjithçka për ta. Edi Rama ka kapur gjithçka, ka kontrolluar gjithçka. Ka kapur edhe sistemin e drejtësisë.

Sot është bërë një seancë normale, erdhi organi i akuzës për veprimet që i kishte lënë Gjykata. Gjykata i tha do kryesh edhe detyra të tjera e do vish pas 1 muaji. Kjo çështje është dirigjuar nga Edi Rama. Nuk jam këtu se kam bërë korrupsion, por se po fole kur është Edi Rama në pushtet është krim. Por unë nuk dorëzohem”, deklaroi Dogjani.

 

Të fundit