Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO ktheu dosjen në SPAK, Dogjani: Sot ka fituar drejtësia, është fundi i Ramës

GJKKO ktheu dosjen në SPAK, Dogjani: Sot ka fituar drejtësia,

GJKKO ktheu në SPAK dosjen e deputetit demokrat Asllan Dogjani, duke i lënë dy muaj afat për të kryer hetime shtesë.

Pas daljes nga SPAK, Dogjani u shpreh për mediat se sot fitoi drejtësia dhe se prokurorët e gjyqtarët po e kuptojnë që Rama, do t’i zëvendësojë me emigrantë të ardhur nga vendet e tjera.

Dogjani shtoi se Rama e ka kthyer Shqiëprinë në një vend mbeturinash.

“E kanë kthyer edhe njëherë çështjen për hetim, sepse nuk është bërë i plotë. Tregon që triumfon drejtësia. Unë kam patur një periudhë shumë të vështirë, jo vetëm vetë, por edhe familja ime. Njerëzit të cilët më kanë ndjekur, i falënderoj të gjithë.

Sot ka fituar drejtësia, është fundi i Edi Ramës. Sepse edhe këta prokurorë e gjyqtarë, kanë filuar ta kuptojnë sepse nesër, do të zëvendësohen nga Edi Rama nga 100 mijë palestinezë, bangadeshas apo emigrantë të ardhur nga vende të tjera. Nëse do të vazhdojë ky njeri, këtu nuk do të flitet më shqip, sepse këtu do të hikoni sesi sjell 25 mijë ton mbetje toksike.

E ka kthyer Shqipërinë në një vend mbeturinash. Ky është fundi i Edi Ramës dhe kjo është fitorja dhe triumfi i drejtësisë”, tha Dogjani.

 

Të fundit