Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO rrëzon kërkesën e betimit të Belerit, mediat greke: Rama dhe rrethi i tij banalizojnë procesin

GJKKO rrëzon kërkesën e betimit të Belerit, mediat greke:

GJKKO refuzoi kërkesën e Fredi Belerit  për t'u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës  këtë të hënën.

Media e greke, "Ekathimerini" i ka kushtuar një artikull vendimit duke shkruar se ai u arrestua në maj me akuza për mashtrim në votim, pak para se të fitonte zgjedhjet komunale në rajonin e Himarës në jug të Shqipërisë me shumicë etnike greke. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim.

Gjykata vendosi se nuk do t'i jepte leje kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe i njohu vetëm të drejtën e ankimimit brenda 15 ditëve.

Gjatë gjyqit, Beleri komentoi se kryeministri shqiptar Edi Rama “dhe rrethi i tij po banalizojnë procesin dhe po avancojnë vendimet e sistemit të drejtësisë”.

Të fundit