Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO vendos sot për “fatin” e Sali Berishës

GJKKO vendos sot për “fatin” e Sali Berishës

Jepet sot vendimi i GJKKO në lidhje me masën e kërkuar nga SPAK, ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore për kreun e partisë Demokratike, Sali Berishën.

Seanca e djeshme u shty për sot për në orën 15:00, ndërsa avokatët e Berishës nuk hoqën dorë dhe dorëzuan sërish një kërkesë ku kërkojnë përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili akuzohet korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Aktualisht GJKKO i ka caktuar Sali Berishës masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë, Sali Berisha ka refuzuar që të parqaqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte marrë më parë autorizim për heqjen e imuniteti ndaj tij. Por SPAK i qëndroi mendimit se masa e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ishin të një karakteri që konsiderohen kufizime dhe jo heqje lirie. Për këtë shkak SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpi”.

Kujtojmë se Kuvendi më 21 Dhjetor miratoi kërkesën e SPAK me 75 vota pro të mazhorancës për heqjen e imuniteti të liderit demokrat.

Të fundit