Flash News

Ditari i Opozitës

Gjuha vulgare e Veliajt në Këshillin Bashkiak, Këllici: Vetëm një halabak mund të flasë me kaq mllef kundër opozitës

Gjuha vulgare e Veliajt në Këshillin Bashkiak, Këllici:

Demokrati Belind Këlliçi, ka komentuar debatin e fundit ne Këshillin Bashkiak ku kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ju drejtohet këshilltarëve të opozitës, me gjuhë jo etike në një diskutim për inceneratorin e Tiranës.

Këlliçi ka shpërndarë një video të debatit duke e shoqëruar me shkrimin: ‘’Vetëm një halabak i rëndomtë mund të flasë me kaq mllef e urrejtje kundër opozitës, e cila më në fund e ka kthyer sallën e Këshillit Bashkiak në një platformë llogaridhënie’’,

Postimi i plotë:

Kurioz jam se ku kanë humbur pas fushate këta të Aleancës Kundër Gjuhës së Urrejtjes dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Jo për gjë, por u tronditën nga posteri i fushatës së 14 Majit kundër korrupsionit…

Vetëm një halabak i rëndomtë mund të flasë me kaq mllef e urrejtje kundër opozitës, e cila më në fund e ka kthyer sallën e Këshillit Bashkiak në një platformë llogaridhënie.

Erion Veliaj do mbahet mend si kryebashkiaku më i korruptuar dhe vulgar, i cili me forcën e betonit dhe korrupsionit e shpërfytyroi Tiranën.

 

Të fundit