Flash News

Ditari i Opozitës

"Gjykata Kushtetuese sot dështoi!"

"Gjykata Kushtetuese sot dështoi!"

Ish-zv.kryeministri, Genc Pollo ka reaguar për dështimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila me veprimin e fundit tregoi se është totalisht nën tentakulat e qeverisë.

Pollo me anë të një postimi në Facebook, teksa ka bashkangjitur dhe një shkresë, shkruan se Gjykata Kushtetuese nuk përmbushi funksionin bazik të sajin: të qartësojë kufirin e kompetencave mes organeve shtetërore.

Gjykata Kushtetuese sot dështoi! Ajo nuk përmbushi funksionin bazik të sajin: të qartësojë kufirin e kompetencave mes organeve shtetërore. Në rastin konkret mes Kuvendit të Republikës dhe Prokurorisë së Posaçme.

Arsyeja që paraqiti (1/5 e Deputetëve nuk legjitimohen për kërkesë) është budallalëk me brirë: kush mund t’a vërë në lëvizje Gj. K.? Qeveria apo Kuvendi që dominohen nga e njëjta parti. Pastaj në dekada Gj. K. ka pranuar kërkesa të ngjashme nga deputetë për çështje nga më të ndryshmet.

Deri ditën e sotme kur moralisht abrogoi vetveten!”, shkruan Pollo.

Të fundit