Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata liroi protestuesit, Vokshi: Basha urdhëroi të ushtrohej dhunë mbi demokratët

Gjykata liroi protestuesit, Vokshi: Basha urdhëroi të ushtrohej

Gjykata e Tiranës vendosi sot lirimin e 34 të arrestuarve për protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu.

Në përfundim të seancës, deputetja Albana Vokshi në një prononcim për mediet, u shpreh se vendimi i gjykatës për lënien e tyre të lirë vërtetoi se protesta ka qenë paqësore. Sipas saj, vënia e tyre në pranga është bërë në mënyrë të paligjshme dhe me lista e partisë.

“Edhe seanca e sotme gjyqësore për masat e sigurisë për 18 protestuesit dëshmoi që protesta e 8 janarit ishte paqësore. Të 18 protestues u vërtetua se ishin arrestuar padrejtësisht. Nuk pati asnjë fakt dhe pamje filmike për t’i impikuar ata në dhunë. 18 demokratët kanë protestuar në mënyrë paqësore. Janë shoqëruar në ambiente shumë larg selisë së PD. Arrestimi është i paligjshëm dhe është bërë me lista brenda partisë.  Ajo çka u vërtetua edhe sot ishte që as organet ligjzbatuese nuk kanë reaguar në kohën e duhur. Në datën 8 Lulzim Basha urdhëroi të ushtrohej dhunë mbi demokratët,  18 protestuesit janë sot heronj të demokracisë. Data 8 vërtetoi se ka një opozitë të vërtetë dhe dinjitoze”, deklaroi Vokshi.

Të fundit