Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata pranoi kërkesën e Alibeajt, Bardhi: Vendimi i Zhukrit është i paligjshëm

Gjykata pranoi kërkesën e Alibeajt, Bardhi: Vendimi i Zhukrit

Gjykata e Apelit pranoi sot shqyrtimin e kërkesës së Enkelejd Alibeajt për ankimim të vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrin, për njohjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Pak më parë anëtari i ‘Rithemelimit’, Ivi Kaso, tha se kërkesa e bërë nga Alibeaj nuk përmbush asnjë kriter të përcaktuar në ligj, për shkak se ai nuk ka qenë palë legjitime e vendimit.

Nga ana tjetër, lidhur me deklaratën e Kasos ka reaguar edhe deputeti Gazment Bardhi. Në një postim në Twitter, Bardhi shkruan se vendimi i gjyqtarit Agron Zhukrit për njohjen e vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit, është i paligjshëm duke akuzuar Grupin e Rithemelimit se funksionon me dy standarde. 

“Siç ka thënë edhe Sali Berisha më 25 Mars: Vendimet e gjykatave zbatohen, nuk mund te komentohen, nuk mund te sulmohen. Nuk mund të kesh dy standarte, kur na pëlqen vendimi e zbatojmë, kur nuk na pëlqen e sulmojmë. Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri ishte dhe është tërësisht i paligjshëm. Qetësisht institucionet legjitime të partisë kanë ndjekur rrugën ligjore për zhbërjen e tij. Askush nuk duhet të shqetësohet nga zbatimi i ligjit dhe duhet të ruaj qetësinë derisa drejtësia të flas. Kërcënimet ndaj gjyqtarëve, dërgimi i mercenarëve të rikthyer së fundmi brenda gjyqësorit për të joshur gjyqtarët, blerja apo shitja e vendimeve gjyqësore, kthimi i selive të partive në salla gjyqi të humbur, i përkasin drejtësisë së korruptuar alla Zhukri dhe një metaliteti të vjetër politik që ka mbajtur peng të ardhmen e Shqipërisë. Për qartësi të opinionit publik, dua të sqaroj se palë në një proces ku shqyrtohet kërkesa për regjistrim të një statuti të një partie politike, është vetëm PARTIA POLITIKE, ndërkohë se kush e ka të drejtën e përfaqësimit e cakton gjykata në çështje themeli”, shkruan Bardhi në Twitter.

Të fundit