Flash News

Ditari i Opozitës

Gjykata regjistroi statutin e Berishës, Kaso: Zyrtarisht, PD përfaqësohet nga ‘Rithemelimi’

Gjykata regjistroi statutin e Berishës, Kaso: Zyrtarisht, PD

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, deklaroi se tanimë zyrtarisht Partia Demokratike do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Në një deklaratë për mediet, jashtë gjykatës, Kaso u shpreh se PD iu rikthye demokratëve dhe vendimi i gjykatës rrëzon statutin e Kuvendit të 18 Dhjetorit i thirrur nga Lulzim Basha.

“Gjykata mori vendimin e paralajmëruar më 11 dhjetor dhe vendosi tu kthejë demokratëve selinë siglën e simboleve të marra peng. Sot PD zyrtarisht u kthehet demokratëve që përmes delegatëve të tyre shprehën vullnetin për të miratuar logon e re dhe shkarkimin e Bashës, mos njohjen e kryesisë dhe sekretariatit dhe njohen e Komisionit të Rithemelimit si i vetmi organ deri në zgjedhje të reja. Nga 11 dhjetori por zyrtarisht nga sot ka vetëm një PD e cila përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit e çertifikuar me vendim gjykate, u pëlqen apo nuk u pëlqen atyre që duan të hedhin tymnajë”, tha Kaso.

Gjykata e Tiranë regjistroi statutin e Berishës, i miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Sipas tij, çdo akt dhe vendim i marrë nga Kuvendi i 18 Dhjetorit, quhet i pavlefshëm.

Të fundit