Flash News

Ditari i Opozitës

‘Gjykata rrëzon bashkinë për prishjen e pallatit, Veliaj bëri atë që nuk bëri tërmeti’

‘Gjykata rrëzon bashkinë për prishjen e pallatit, Veliaj

Anëtari i Kryesisë së Partisw Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative në Tiranë, e cila rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të kaluar për shembjen e pallatit 183/1 në rrugën “Myslym Keta”.

Sipas Këlliçit, banorët zbuluan shkelje të procedurave në aktin e ekspertimit dhe ndërmorën një ekspertim të pavarur, ku dëmet e tërmetit nuk justifikonin shembjen e pallatit të tyre.

‘Gjykata rrëzon bashkinë për prishjen e pallatit, Veliaj

Postimi i plotë:

Më i keq se tërmeti

Vendimi i sotëm i Gjykatës Administrative nxjerr bllof Erion Veliajn. Vendimi i Këshillit Bashkiak të kaluar për shembjen e pallatit 183/1 në rrugën “Myslym Keta” rrëzohet me vendim gjykate.

Banorët zbuluan shkelje të procedurave në aktin e ekspertimit dhe ndërmorën një ekspertim të pavarur, ku dëmet e tërmetit nuk justifikonin shembjen e pallatit të tyre.

Veliaj bëri atë që çka nuk bëri tërmeti. Gjykata e rrëzon. Atëherë çfarë pret SPAK? Heshtja i kompromenton rëndë.

 

Të fundit