Flash News

Ditari i Opozitës

Gjyqi i PD, përfaqësuesi i Bardhit: Grupi i Bashës vazhdon lojën për të zvarritur statutin

Gjyqi i PD, përfaqësuesi i Bardhit: Grupi i Bashës vazhdon

Përfaqësuesi i Gazment Bardhit në gjyqin për statutin e PD-së, Marash Logu tha për mediat se kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit është e turpshme dhe e paligjshme.

“Vazhdimi i lojës së turpshme të Bashës për ta mbajtur pezull dhe zvarritur statutin e PD. Përfaqësuesit e Bashës përdorin çdo lloj truku për ta shtyrë. Ajo që kemi thënë në këtë proces gjyqësor, pavarësisht çdo mjeti nuk ka gjykatë që mund të legjitimojë vendimmarrjet e Kuvendit të 2 shtatorit. Frika që kanë përfaqësuesit e Bashës i shty sot të bëjnë aktin e radhës të turpshëm dhe të paligjshëm për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit”, tha Logu.

 

Të fundit