Flash News

Ditari i Opozitës

Gjyqi për Partizanin, Berisha: Do të jem në seancë kur të më këshillojnë avoketërit e mi

Gjyqi për Partizanin, Berisha: Do të jem në seancë kur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për mediat në lidhje me gjyqin për dosjen "Partizani" që po mbahet këtë të hënë.

Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë dhe theksoi se do të veprojë në përputhje me këshillat ligjorë të avokatëve të tij, duke lënë të hapur mundësinë për të marrë pjesë në seancat gjyqësore nëse ata e këshillojnë të veprojë ashtu.

"Tani, e kishe këtu zotin Genc Gjokutaj dhe unë nuk e kam zakon të flas në emër të avoketërve të mi. Prandaj mundësisht ç’të jetë pyetje për avokatin, të ja drejtoni avokatit. Kurse unë do të veproj në përputhje me këshillat e avoketëve. Ky është qëndrimi im. Kur avoketërit të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim. Por ka një radhë atje, ka një radhë pune dhe janë gjithë ato dhe ata kur e gjykojnë të arsyeshme unë do të shkoj," tha Berisha.

Të fundit