Flash News

Ditari i Opozitës

Glauk Olldashi nga ‘Foltorja’: Kush mund t’i përfaqësojë vlerat e PD, më mirë se FRPD

Glauk Olldashi nga ‘Foltorja’: Kush mund t’i

Pjesë e ‘Foltores’ me të rinjtë, ishte edhe Glauk Olldashi, djali i ish-deputetit të ndjerë demokrat Sokol Olldashi. Glauku, si aktivist i FRPD-së, deklaroi se Forumi Rinor është e vetmja që mund të përfaqësojë më së miri vlerat e PD-së.

“Nuk dua të ndalem në problemet e brendshme që ne jemi në partinë tonë sepse janë diskutuar më parë. Ne duam të vijmë në pushtet për të gjithë shqiptarët dhe ta bëjmë Shqipërinë nj vend të lirë. Dhe ne jemi kundër një modeli socialist autoritar. Ne që ta mundim këtë model autoritar nuk mund ta mundim me një PD autoritare. Ne duhet të ruajmë vlerat tona dhe t’i zbatojmë. Unë shpresoj dhe kam besim se do e bëjmë këtë gjë, ta hapim partinë. Duhet të jemi parti model për gjithë shqiptarët.  Së fundmi, nuk ka se kush t’i përfaqësojë më mirë vlerat e PD se FRPD”, u shpreh Olldashi.

Të fundit