Flash News

Ditari i Opozitës

Goli i Bajramit, Berisha: I bekuar! Tifozët kuqezi e kanë tërbuar gjithnjë Edi Ramën

Goli i Bajramit, Berisha: I bekuar! Tifozët kuqezi e kanë tërbuar

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar takimin e përjavshëm me gazetarët në selinë blu, ku në nisje të fjalës së tij përshëndeti rezultatin e ndeshjes së mbrëmshme Çeki-Shqipëri, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

Berisha tha se goli i Bajramit ishte fantastik dhe i bekuar dhe uroi që të hapë rrugën për ekipin tonë për kualifikimin në Euro 2024.

Berisha: Mirdita! Nuk mund të mos e nis me një përshëndetje të zjarrtë për kuqezinjtë në Çeki me një skuadër realisht shumë të fortë. Goli i Bajramit ishte një gol fantastik i bekuar i cili shpresojmë dhe të urojmë që të hapë rrugën për ekipin tonë për vendin që meriton.

Është një formë shumë të veçantë dhe këtu pa diskutim ka trajneri i ri i cili e shof që është një trajner i mençur, ka studiuar shumë mirë të gjitha potencialet e ekipt dhe në udhëheqjen e tij ekipi kombëtar po jep edhe do të japë më të mirën që mundet.

Së dyti gjithnjë një përshëndetje të përzemërt tifozëve kuqezi ju e patë ata ishin zotërit e arenës në entuziazmin e tyre dhe ajo energji pozitive e tyre që e ka tërbuar gjithnjë Edi Ramën është një frymëzim i madh për lojtarët dhe një energji pozitive për lojtarët në fushë.

Të fundit