Flash News

Ditari i Opozitës

Grupi i Berishës përballet sërish me dyer të mbyllura në selinë e PD, Bardhi: Bumçi dhe Kaso kanë zyrat e tyre, bëjnë show

Grupi i Berishës përballet sërish me dyer të mbyllura

Një grup tjetër anëtarësh të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, mes tyre Aldo Bumçi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri dhe tre kryetarë degësh të Partisë Demokratike në Tiranë kanë shkuar paraditen e sotme në selinë blu.

Dera kryesore ka qenë sërish e mbyllur dhe pavarësisht se Bumçi ka trokitur, askush nuk e hapi.

Lidhur me këtë episode ka reaguar sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se ata kanë zyrat e tyre, por ardhjen e tyre e ka cilësuar si ‘show’.  

“Aldo Bumçi dhe as Ivi Kaso s'kanë bërë mbledhje të degës së partisë në seli këto 8 vite, se kanë zyrat e tyre, është show për të mbajtur vëmendjen te halli personal i Berishës, qëllimi i tij është pushteti i Berishës që ta përdor për hallin e tij", tha Bardhi.

Një ditë më parë në selinë e PD-së shkoi një tjetër grup i komisionit, por të gjitha dyert ishin të mbyllura.

Lidhur me kyçjen e dyerve dje Bardhi tha se dyert do vazhdojnë të jenë të kyçura për shkak të punimeve që po zhvillohen në selinë blu.

 

Të fundit