Flash News

Ditari i Opozitës

Grupi i PD del me disa propozime/ Deputetët kërkojnë tërheqjen e Berishës dhe Bashës

Grupi i PD del me disa propozime/ Deputetët kërkojnë

Teksa mbledhja vazhdon mes debateve dhe tensioneve, grupi parlamentar i PD ka vendosur unanimisht që të dy, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, të tërhiqen nga partia duke i hapur rrugë bashkimit të demokratëve.

Mësohet se vetë kryedemokrati është shprehur i gatshëm për çdo zgjidhje, ndërsa pritet edhe një komunikim apo vendim nga ana e ish-kryeministrit Berisha. Kryedemokrati është shprehur i vendosur për të ndërmarrë çdo hap duke përjashtuar interesat personale të çdokujt përpos demokratëve.

“Gatishmërinë time si kryetar i PD për te ndërmarre çdo hap qe i shërben PD, çdo hap pa përjashtim, pa paragjykim. E rëndësishme te kuptojmë situatën dhe te ofrojmë zgjidhje. Një zgjidhje që i shërben PD dhe gjithë demokrateve jo interesave personale as te miat, as të Sali Berishës, as të askujt tjetër.  Të gjithë demokrateve, t’i shërbeje në një mënyrë të tillë që t’i bashkoje, t’u ktheje besimin dhe të shtrihet tek shumica e shqiptareve. Ky duhet të jetë qëllimi ynë.  Të kapërcejmë vetveten, duke e nisur nga unë i pari, te gjejmë një zgjidhje, te rikuperojmë gjithçka, përfshire edhe disa nga hapa të hapat e gabuar që mund të kemi hedhur në të kaluar. Kur themi mund të kemi hedhur, përgjegjësinë kryesore e mbaj unë”, mësohet të ketë thënë Basha.

Një propozim tjetër që vjen nga grupi i PD, është edhe ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë, si dhe propozime të tjera si organizimi i zgjedhjeve me në fokus bashkimin e demokratëve.

Propozimet e paraqitura nga ana e grupit, do të diskutohen dhe shqyrtohen me Kolegjin e Kryetarëve, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Të fundit