Flash News

Ditari i Opozitës

Grupi i PD nderon me një minutë heshtje Arben Tafajn

Grupi i PD nderon me një minutë heshtje Arben Tafajn

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka mbajtur një minutë heshtje për politikanin e ndjerë, Arben Tafaj.

Në fjalën e tij, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Tafaj ishte një qytetar shembullor e përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës, që përfaqësoi me dinjitetin PD-në në Këshillin Bashkiak.

“Arben Tafaj ishte një qytetar shembullor, një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës, i vlerave tradicionale të këtij qyteti të bekuar.

Një drejtues i një shoqate shumë të nderuar, shoqata e Tiranës, një qeveritar vendor që për shumë vite drejtoi njërën nga minibashkitë e Tiranës dhe së fundmi përfaqësoi PD me dinjitet të veçantë në Këshillin Bashkiak.

Të nderojmë veprën, kujtimin e një miku, e një bashkëpunëtori që u nda tragjikisht dhe para kohe nga jeta”, tha Berisha.

Të fundit