Flash News

Ditari i Opozitës

"Hakmarrja"/ Kryesia e PD propozon shkarkimin e Palokës dhe anëtarëve që morën pjesë në Kuvend

"Hakmarrja"/ Kryesia e PD propozon shkarkimin e Palokës dhe

Kryesia e Partisë Demokratike ka propozuar shkarkimin e Edi Palokës si kryetar i Këshillit Kombëtar. Jo vetëm kaq.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në media ka kërkuar dhe shkarkimin e të gjithë anëtarëve që morën pjesë në Kuvendin e sotëm që u thirr nga ish-lideri Sali Berisha.

Më herët u shkarkuan 11 anëtarë të degëve të PD. Basha ka thirrur nesër mbledhjen e Këshillit Kombëtar, gjë që është kundërshtuar nga Paloka,i cili ka deklaruar se Basha nuk ka tagër dhe se vullneti u shpreh në Kuvendin e sotëm.

Vendimet e Kryesisë duken si një hakmarrje ndaj zërave kundër në Partinë Demokratike. Kujtojmë që delegatët votuan sot shkarkimin e kryedemokratit.

 

Të fundit