Flash News

Ditari i Opozitës

Hapet "Rruga e Arbërit", PD publikon foton: Nuk ka përfunduar, Rama u tall me dibranët

Hapet "Rruga e Arbërit", PD publikon foton: Nuk ka

Partia Demokratike ka reaguar pas hapjes së "Rrugës së Arbërit". Deputetja Dhurata Çupi ka publikuar një foto, ku shihet një pjesë rruge e prishur. Ajo pretendon se ndërtimi i rrugës nuk ka përfunduar, duke hedhur akuza se kryeministri Edi Rama po tallet me qytetarët.

PD shton se qeveria dështoi me premtimin për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti. Gjithashtu thekson se kostoja e kësaj vepre infrastrukturore është 400 miliardë lekë.

"Nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët.

Dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë. E vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike", shkruan Çupi.

Të fundit