Flash News

Ditari i Maxhorancës

Hapet pas 12 vitesh punime "Rruga e Arbërit", Rama ndan videon në Ditën e Çlirimit

Hapet pas 12 vitesh punime "Rruga e Arbërit", Rama ndan videon

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e "Rrugës së Arbërit". Sikurse kishte paralajmëruar, ky aks rrugor do të hapej në festën e Ditës së Çlirimit. Rama ka zgjedhur që ta urojë këtë ditë me një video nga rruga e përfunduar.

Punimet për "Rrugën e Arbërit" nisën në verën e vitit 2009 dhe zgjatën më shumë se 12 vite. Ndërtimi i kësaj vepre infrastrukturore është konsideruar i rëndësishëm për qytetarët, por dhe me impakt pozitiv për ekonominë.

Ky aks do të shkurtojë rrugën për në Klos me 70 km. Tashmë distanca Tiranë-Klos është vetëm 35 km. Rruga kalon në gjashtë tunele dhe ka dy ura.  

Ura e Vashës  është më e larta në Ballkan, 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë. Ndërsa një ditë më parë, në Ditën e Pavarësisë nisën zyrtarisht punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Të fundit