Flash News

Ditari i Opozitës

Meta kujton konventën e 27 prillit: 11 Maji, dita kur do të realizojmë fitoren Madhështore mbi të keqen

Meta kujton konventën e 27 prillit: 11 Maji, dita kur do të

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kujtoi sot konventën e kësaj partie që u mbajt më 27 prill të vitit të kaluar.

Meta thotë se konventa lartësoi guximin e kurajon për t'u përballur me narkoshtetin dhe projektoi Shqipërinë Madhështore me 4 milion shqiptarë plus, fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon dhe bën thirrje për të votuar koalicionin PD – ASHM dhe Ilir Metaj si deputet.

“Konventa historike e 27 Prillit ndezi shpresën e madhe, lartësoi guximin e kurajon për t'u përballur me narkoshtetin dhe projektoi Shqipërinë Madhështore me 4 milion shqiptarë plus, fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon!

11 Maji është dita kur të gjithë bashkë do të realizojmë këtë mision kombëtar dhe patriotik me Fitoren Madhështore mbi të keqen!

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”!

VOTO ILIR METAJ - QARKU TIRANË”

Të fundit