Flash News

Ditari i Opozitës

Hapja e negociatave, Berisha nga Durrësi: Rama mashtron, me klauzolë përjashtimi për shkak të kriminalitetit

Hapja e negociatave, Berisha nga Durrësi: Rama mashtron, me klauzolë

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi ceremoninë e ngritjes simbolike të flamurit të Evropës, pas hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Nga Durrësi në një takim me të rinjtë, Berisha tha se flamuri i BE-së në duart e Edi Ramës është fatkeqësi.

“Edi Rama sot ngriti flamurin e BE para Kryeministrisë. Ai flamur është flamur vlerash, i vlerave, i thesareve kulturore në radhë të parë të paçmuara, është flamur i vlerave njerëzore të lidhura me lirinë. E vërteta është që, fatkeqësi më të mëdha për atë flamur se ta mbante sot në dorë Edi Rama nuk kishte. E kam deklaruar në 7 korrik, armik, e kam thënë me bindjen më absolute, është armik sepse nuk lejon shqiptarët të votojnë.

Liria votën ka. Nëse nuk ke votën, nuk ke liri, nuk ke dinjitetin. Edhe pushtuesit të lejonin të votoje, por të caktonin një përfaqësues të pushtuesit. Ky faktikisht pasi shkelmoi votën e shqiptarëve e përzuri nga PS. Nuk i konsideroj socialistët armiq, konsideroj Edi Ramën sepse dhe atyre ua hoqi votën”, tha Berisha.

Lidhur me çeljen e negociatave me BE, Berisha tha se Rama mashtron pasi ka klauzolë përjashtimi për shkak të kriminalitetit.

“Edhe sot mashtroi. 4 vite më parë hapi shampanjën, u hapën negociatat, shpërndau dekorata, hodhi fishekzjarrë. Flamuri i BE, çdo njeri që e sheh i ka ca yje, ato janë vendet anëtare, jo negociatat, s’ka yll për Turqinë që ka 20 vjet që negocion. Mashtruesi është mashtrues. Çfarë ndodh para dy vitesh? Një nga shkaqet ka qenë Shqipëria, ua tregoj unë pse. Është futur klauzola që përjashtohesh nga negociatat. Nuk ka ekzistuar më parë. E futi me insistim presidenti francez. Pse u them unë ju për Shqipërinë? Shqipëria është aksionere në këtë klauzolë për shkak të kriminalitetit shqiptar. Thotë, e keni dëgjuar, kriminalitet ka edhe Holanda, Franca. Po, ka. Por këtu nuk ka kriminalitet holandez, apo francez. Kurse atje janë bandat shqiptare. Kjo është arsyeja”, tha Berisha.

 

Të fundit