Ditari i Opozitës

Helidon Bushati: Synojmë 7 mandate në Shkodër, Topalli duhet të ofrohej tek PD

Helidon Bushati: Synojmë 7 mandate në Shkodër, Topalli duhet

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati është shprehur se Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit synon 7 mandate në qarkun më të madh të veriut. Ndër të tjera, ai theksoi se kryeministri Edi Rama e ka neglizhuar rëndësinë e Shkodrës.

“Objektivi ynë në Shkodër është që të arrijmë 7 mandate. Në zgjedhjet e fundit kemi marrë 5 mandate, por sot situata është krejt tjetër. Kujtojmë se 8 vite shkatërrim nuk mund të vazhdojnë më. Nuk mund të ketë edhe 4 vite shkatërrim për Shkodrën sepse do të kishte shpopullim total. Kjo nuk është një sfidë Rama dhe Basha, por nevoja për ndryshim që do të përfshijë edhe Shkodrën. Sot diskriminimi është më i qartë se kurrë”, tha Helidon Bushati në ABC

Ndërsa foli për ish- kryeparlamentaren Jozefina Topalli  e cila themeloi partinë “Lëvizja për Ndryshim”, Bushati theksoi se duhet të ishte Topalli ajo e cila duhet të bashkohej me Partinë Demokratike.

"Unë mendoj që duhet të ishte Topalli ajo që duhet të ofrohej tek Partia Demokratike. Por me vullnetin e saj të lirë nuk ka aplikuar për të qenë kandidate e PD-së." tha Bushati

Të fundit