Flash News

Ditari i Opozitës

Heqja e imunitetit të Berishës, Këlliçi: Ky është momenti që PD duhet të shkundet shumë fortë

Heqja e imunitetit të Berishës, Këlliçi: Ky

Ish deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaron se të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike e ndjejnë se do të duhet të dyfishojnë punën e tyre dhe angazhimin e tyre publik që opozita të dalë nga situata ku ndodhet.

I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Këlliçi tha se pasi Kuvendi votoi sot për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, ky është një moment që Partia Demokratike duhet të shkundet shumë fortë, pasi sipas tij vendi po shkon drejt instalimit të autokracisë totale.

Pjesë nga biseda në studio:

Belind Këlliçi: Nga java tjetër do të ketë një angazhim shumë herë më të madh të kryesisë të Këshillit Kombëtar. Sali Berisha nuk do të jetë aty, por do të vazhdojë ta drejtojë.

Blendi Fevziu: A ka hapa konkret?

Belind Këlliçi: Sapo ka ndodhur dhe është një ditë jo e zakonshme për Partinë Demokratike dhe zinxhirin drejtues. Kjo është hapi i parë sa i përket zinxhirit drejtues. Patjetër PD do të duhet të hapet, por kjo është një fazë e dytë e cila do të nisë me fillimin e vitit që i përgjigjet zgjedhjeve të 2025. Pikë së pari ne duhet të mbajmë PD aktive në terren gjithë kohën. Deputetët janë të bashkuar, e cila do të japë një mesazh që në aktivitetin politik të grupit parlamentar nuk do të ndryshojë asnjë gjë. Do të vazhdojë e njëjta kauzë dhe jeta do të vazhdojë.

Blendi Fevziu: Ju e shifni që PD do të rivitalizohet duke pasur Berishën dhe në ‘arrest shtëpie’ apo mendoni se kjo mund të vijë përmes një delegimi dhe krijimi të një lidershipi të ri?

Belind Këlliçi: Etapa e parë është kjo që ndodh. Unë e pashë edhe vetë sot dhe të gjithë anëtarët e ndjejnë se duhet të marrin më shumë përgjegjësi do të duhet të dyfishojnë punën e tyre, angazhimin e tyre publik. Unë mendoj që ky është një moment që Partia Demokratike duhet të shkundet shumë fortë. Është një moment për t’i thërritur mendjes dhe për të kuptuar se po shkojmë drejt instalimit të autokracisë totale në vend.

Ndër të tjera Këlliçi u shpreh: Ajo betejë që po bëhet sot nga opozita është që ky vend të ketë një opozitë reale, jo të kapur të kontrolluar dhe satelit të qeverisë. Unë nuk kam bërë ndonjëherë opozitë të tillë./

 

Të fundit