Flash News

Ditari i Opozitës

Humbi Rrogozhinën prej të burgosurve, kandidati i “BF”: Qeveria tjetërsoi fitoren tonë

Humbi Rrogozhinën prej të burgosurve, kandidati i “BF”:

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Rrogozhinën, Shkëlqim Hoxha, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me humbjen që mori në këtë bashki. Kujtojmë se ai humbi zgjedhjet pasi u numërua kutia e votimit e të burgosurve në burgun e Rrogozhinës.

Hoxha ka falënderuar banorët e Rrogozhinës për votën e tyre pro opozitës në fushatën e zgjedhjeve lokale, por deklaroi se qeveria hartoi lista me banorë ekstra për të tjetërsuar votën.

POSTIMI I PLOTË:

Motra e Vëllezër, banorë të Rrogozhinës, Lekajt, Kryevidhit, Gosës e Sinaballaj.
Miqtë e mi, bashkëpunëtorë e dashamirës!
Përulem me shumë mirënjohje e respekt, para çdonjerit nga Ju!
Këto muaj të rrugëtimit tonë, kuptova e ndamë së bashku: shqetësimet, problemet dhe nisëm rrugën e përbashkët të kthimit të Pushtetit te Ju, pronarët e vërtetë të Bashkisë Rrogozhinë.
Ju votuat për ndryshimin, për ta ushtruar ju pushtetin, duke përbuzur e përballur njëkohësisht makinerinë e pushtetit, që bëri gjithçka, për të deformuar vullnetin tuaj.
Banorët e Rrogozhinës na votuan, na besuan përgjegjësinë e drejtimit të Bashkisë.
Qeveria e Pushteti në menyrë të paligjshme hartojnë lista me banorë extra, që nuk e ndjejnë përgjegjësinë e votës, e kështu tentojnë të tjetërsojnë fitoren.
Miqtë e mi, ka dhjetra arsye që beteja ligjore do kthejë hakun te ju!

 

Të fundit