Flash News

Ditari i Opozitës

Humbja e PD, edhe Genc Pollo kërkon largimin e Bashës: Është momenti i përgjegjësisë, koha për një projekt të ri besimi

Humbja e PD, edhe Genc Pollo kërkon largimin e Bashës: Është

Ish deputeti Genc Pollo është rreshtuar krah kritikëve të cilët kërkojnë largimin e kreut të PD, Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Pollo shkruan se është  edhe momenti i përgjegjësisë dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi.

Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura.

Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë. Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë.

Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese”, shkruan Pollo.

 

Të fundit