Flash News

Ditari i Opozitës

Humbja e PD, Mark Marku: Nuk do t’i njohim kurrë këto zgjedhje, llumi i krimit na i vodhi zgjedhjet në shkallë vendi

Humbja e PD, Mark Marku: Nuk do t’i njohim kurrë këto zgjedhje,

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Mark Marku akuzon qeverinë Rama se ka manipuluar zgjedhjet në shkallë vendi.

Në një postim në rrjetet sociale, Marku, i cili eshte fitues ne kete qark, shkruan se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje dhe do punojë që “pushteti të kalojë nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes tek populli”.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë të Lezhës, Kurbinit, Mirditës.

Të dashur vellezër dhe motra.

Falë mbështetjes tuaj, ne arritëm një fitore të madhe në gjithë qarkun (5900 vota plus) më të madhe, në gjithë historinë e pluralizmit.

Me gjithë milionat e parave të hedhura nga pushteti i korruptuar i Ramës, me gjithë llumin e krimit që përmbyti si asnjëherë tjetër Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën, ju treguat në mënyrë shembullore se asgjë nuk e mposht karakterin, dinjitetin dhe shpirtin e lirë të qytetarëve të zonës sonë, asgjë dhe askush nuk e përdhos krenarinë tonë.

Si drejtues politik i qarkut bashkë me kolegët ju falenderoj përzemërsisht dhe ju garantoj se do të jemi në lartësinë e gjestit tuaj fisnik. Shumë prej jush me lot në sy, sot më kanë shprehur dëshpërimin për faktin se ajo që nuk ndodhi në Lezhë apo diku tjetër ndodhi në Shqipëri.

Paratë që u janë vjedhur juve nga qeveria më e korruptuar në botë, pra nga Rama, dhe llumi i krimit na i vodhën zgjedhjet në shkallë vendi.

Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli.


Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij.

Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do bëhet si Qarku jonë, zonë e lirë dhe demokratike.

Miqësisht, Mark Marku  

Të fundit